Ndërlidhjet

logo-print

Drejtësia amerikane dënon Betim Kaziun


Shtetasi amerikan që ka komplotuar xhihad të dhunshëm kundër forcave amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan është dënuar të enjten për konspiracion për të kryer vrasje.

“Betim Kaziu është gjykuar në Gjykatën Federale të Bruklinit. Akuzat kundër tij përfshijnë komplot për të kryer vrasje jashtë shtetit dhe përpjekje për të siguruar mbështetje materiale për një organizatë të huaj terroriste”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Ai është arrestuar nga policia në Kosovë në gusht të 2009-ës dhe është transferuar në SHBA për t’u përballur me akuzat për terrorizëm.

Më 4 nëntor, Kaziut do t’i kumtohet dënimi, i cili ka gjasë të jetë dënim i përjetshëm.
XS
SM
MD
LG