Ndërlidhjet

Mullen: Qeveria pakistaneze lejoi vrasjen e gazetarit


Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, tha se Qeveria e Pakistanit nuk ka parandaluar vrasjen e gazetarit Salem Shahzad.

Megjithatë, ai tha se nuk ka ndonjë “varg provash” që lidhin vdekjen e tij me ndonjë agjenci specifike të qeverisë.

Deklaratat e Mullenit janë kritikuar ashpër nga autoritetet pakistaneze, të cilat i kanë quajtur “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.

Para vrasjes, gazetari pakistanez po hulumtonte lidhjet e dyshuara të agjenicive të sigurimit me grupet militante në Pakistan.
XS
SM
MD
LG