Ndërlidhjet

Vazhdon vala e protestave në Siri


Dhjetëra mijëra sirianë me degë ulliri në duar kanë marshuar në qendër të qytetit Hama, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad.

Hama, e cila javën e kaluar ka mbledhur 300 mijë protestues, tashmë është bërë pika qendrore e kryengritjes mbarëkombëtare kundër regjimit sirian.

Në anën tjetër, Siria ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “ndërhyrje” në punët e saj, pasi ambasadori amerikan ka udhëtuar në Hama dhe është takuar me dhjetëra protestues.

Ministria e Jashtme siriane tha se vizita e Robert Fordit ishte një “provë e qartë” e përfshirjes amerikane.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se Ford ka informuar autoritetet në Damask për planet e tij.
XS
SM
MD
LG