Ndërlidhjet

logo-print

Komisioni i OSBE-së pranon pr/rezolutën e Serbisë


Komisioni për demokraci, të drejta të njeriut dhe çështje humanitare i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ka pranuar propozim-rezolutën e Serbisë, e cila rekomandon hetim të pavarur dhe ndërkombëtar të akuzave për trafikim organesh në Kosovë.

Amandamenti i cili propozon që hetimet të kryehen vetëm nga misioni i EULEX-it është hedhur poshtë, ndërsa është pranuar ai që parasheh hetime të përbashkëta të EULEX-it dhe UNMIK-ut.

Shefja e delegacionit të Serbisë, Suzana Grubjeshiq, tha se të gjitha rrëmbimet e serbëve dhe romëve në Kosovë, më 1999, kanë ndodhur në prani të KFOR-it, UNMIK-ut dhe OSBE-së, dhe se kurrë nuk janë kryer hetime.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së do ta shqyrtojë propozim-rezolutën gjatë seancës së nesërme parlamentare.
XS
SM
MD
LG