Ndërlidhjet

Sudani njeh pavarësinë e Sudanit Jugor


Qeveria e Sudanit ka bërë të ditur se ka njohur zyrtarisht Republikën e Sudanit Jugor - një ditë para se fqinji i saj të bëhet shteti më i ri në botë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri sudanez i Çështjeve Presidenciale, Bakri Hasan Saleh.

Jugu pritet të shkëputet sonte në mesnatë - një ndarje kjo bazuar në marëveshjen e paqes të vitit 2005, e cila i dha fund konfliktit disavjeçar.
XS
SM
MD
LG