Ndërlidhjet

Kongo, 53 viktima nga rrëzimi i aeroplanit


Së paku 53 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i aeroplanit në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Aeroplani me 112 veta në bord ka pësuar gjatë përpjekjeve për të ateruar nën kushte të këqija atmosferike në Aeroportin e Kisanganit.

Autoritetet qeveritare thanë se ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin 40 të mbijetuar nga rrënojat e Boenig 727. Ky i fundit i përkiste kompanisë Hewa Bora.

Vendi njihet për siguri jo të mirë të trafikut ajror. Në vitin 2008, një avion i së njëjtës kompani është rrëzuar në qytetin Goma duke shkaktuar vdekjen e 44 udhëtarëve.
XS
SM
MD
LG