Ndërlidhjet

Nis marshi i paqes në Bosnjë


Rreth 7,000 njerëz kanë nisur marshimin në Bosnjë, për të përkujtuar Masakrën e Serbrenicës të vitit 1995.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, ata do të marshojnë nga qyteti Sapna deri në Srebrenicë, duke shënuar 16-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në marshim po marrin pjesë edhe anëtarët e misionit holandez të OKB-së në Bosnjë, i cili kishte dështuar të parandalonte masakrën.

Në Masakrën e Srebrenicës, forcat serbe kanë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG