Ndërlidhjet

Beogardi i gatshëm për marrëveshje të tjera me Prishtinën


Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, tha se Beogradi është i gatshëm për marëveshje me Prishtinën rreth pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në takimet ndërkombëtare.

"Jemi të gatshëm për marrëveshje, për të marrë në konsideratë propozimet. Kjo do të jetë një nga temat e dialogut Prishtinë-Beograd. Jemi të gatshëm për të zbatuar çdo marrëveshje që arrihet", ka thënë Jeremiq për mediat serbe.

Serbia edhe këtë vit e bojkoton Samitin e Kroacisë, për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës, përkatësisht të kryeministrit Hashim Thaçi.

Ky takim, i cili zhvillon punimet sot dhe nesër, tubon përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë shtetërorë të vendeve të rajonit.
XS
SM
MD
LG