Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt, protesta për drejtësi dhe reforma


Mijëra qytetarë kanë mbushur rrugët e Egjiptit për të kërkuar drejtësi për viktimat e regjimit të Hosni Mubarakut.

Protestuesit kërkuan po ashtu që krerët e përkohshëm të vendit të parashtrojnë një plan të qartë të tranzicionit drejt demokracisë.

Demonstrata në mbarë vendin vjen në vazhdën e protestave të vazhdueshme kundër asaj që shihet si ngurrim i ushtrisë për të ndjekur penalisht krerët e policisë dhe ish-zyrtarët e regjimit - përgjegjës për vdekjen e rreth 900 personave gjatë protestave që përmbysen Mubarakun.
XS
SM
MD
LG