Ndërlidhjet

Janukoviq: Timoshenko u bë yll


Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviq, ka hedhur poshtë akuzat se gjykimi i rivales së tij, Julia Timoshenko, është i motivuar politikisht.

"...përkundrazi, gjykimi e ka bërë Timoshenkon yll në Ukrainë dhe vende të tjera. Ajo vazhdimisht shfaqet në televizion", ka thënë Janukoviq në një konferencë për gazetarë.

Ish-kryeministrja e Ukrainës është në gjyq për shkak të akuzave për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprejes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.

Timoshenko i mohon akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur të njëjtin qëndrim rreth akuzave.
XS
SM
MD
LG