Ndërlidhjet

OKB dënon ekzekutimin e shtetasit meksikan në SHBA


Komisionarja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillaj, tha se ekzekutimi i shtetasit meksikan në shtetin amerikan të Teksasit ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Pillaj, duke folur gjatë një vizite në Meksikë, tha se është thellë e zhgënjyer që autoritetet e Teksasit kanë lejuar shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Teksasi ka ekzekutuar Humberto Leal Garcian, 38 vjeç, pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara refuzoi të veprojë ndaj shqetësimeve të ngritura nga administrata e Obamës, në lidhje me shkeljet e traktatit ndërkombëtar.

Garcia ishte dënuar për përdhunim dhe vrasjen e një vajze adoleshente në Teksas, në vitin 1994.

Ai ishte njëri nga të paktën 51 meksikanët e dënuar me vdekje në SHBA, të cilët nuk ishin informuar pas arrestimit të tyre se mund të marrin ndihmë ligjore nga Konsullata meksikane - një veprim ky që thuhet se paraqet shkelje të Konventës së Vjenës.
XS
SM
MD
LG