Ndërlidhjet

Lindja e një kombi


Festimet në Xhuba për pavarësinë e Sudanit Jugor...
Festimet në Xhuba për pavarësinë e Sudanit Jugor...
Mijëra sudanezë jugorë kanë vallëzuar gjatë natës për të shënuar orët e para të pavarësisë së tyre.

Republika e Sudanit të Jugut u bë shteti më i ri në botë kur ora shënoi mesnatën sipas kohës lokale.

Shteti i ri e fitoi pavarësinë e tij në një referendum të mbajtur në janar, që njëherësh ishte kulmi i një marrëveshjeje paqeje që i dha fund luftës civile prej dekadash me veriun.

Sudani i Veriut ishte i pari që njohu shtetin e ri më 8 korrik, por kjo njohje nuk do ta largojë frikën e tensioneve në të ardhmen ndërmjet dy vendeve, për çështje si territoret dhe nafta.

Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e kanë njohur Sudanin Jugor si shtetin më të ri në botë.

Presidenti Barak Obama e ka bërë publike njohjen përmes një deklarate nga Uashingtoni, derisa qytetarët e shtetit të ri festojnë ditën e parë të pavarësisë në kryeqytetin Xhuba.

Në mesin e dhjetëra personaliteteve ndërkombëtare që po marrin pjesë në këtë ngjarje janë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe president i Sudanit Verior, Omar al-Bashir, qeveria e të cilit po ashtu e njohu Sudanin Jugor.
XS
SM
MD
LG