Ndërlidhjet

Ndërron jetë ish Zonja e Parë, Beti Ford


Ish Zonja e Parë e SHBA-së, Beti Ford, ka vdekur në moshën 93 vjeçare.

E veja e presidentit Gjerald Ford, konsiderohet të ketë qenë një nga zonjat e para, që është parë më së shumti në publik në historinë amerikane.

Ajo ka bërë fushatë për kancerin në gji, dhe ja ngre zërin për cëhstjete e të drejtave të grave.

Ajo ka ndihmuar në krijimin e Qendrës Beti Ford, për rehabilitimin nga alkooli dhe droga në Rancho Mirage të Kalifornisë, ku që nga viti 1982 janë trajtuar dhjetëra mijëra persona.

Ajo ka qenë e martuar me Fordin, i cili vdiq në vitin 2006, për 58 vjet rresht.
XS
SM
MD
LG