Ndërlidhjet

Dhunë në Karaçi, 90 të vrarë


Zyrtarët e Pakistanit thanë se shifra e të vdekurve nga dhuna politike në Karaçi ka shkuar në mbi 90.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Sherafedin Memon, tha se në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë, përfshirë një 12 vjeçar, i cili ishte goditur nga një plumb bredhës.

Ai tha se më shumë se 100 të dyshuar janë arestuar në një aksion kundër dhunës, ndërsa trupat paraushtarake kanë marrë nën kontroll dhe po patrullojnë në pjesëte trazuara të qytetit port.

Për trazirat janë fajësuar besnikët e lëvizjes Mutahida Qaumi, partia lokale që përfaqëson pakistanët të cilët kanë migruar nga India dhe Partia Nacionale Awami e pashtunëve të pjesës veri-perëndimore.
XS
SM
MD
LG