Ndërlidhjet

Irani kërcënon SHBA-në


Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar se do të sulmojë aeroplanët transportues të Shteteve të Bashkuara nëse Republika Islamike sulmohet për shkak të programit të saj bërthamor.

“Nëse armiku na kërcënon, ne do ta qëllojmë atë”, tha komandanti i forcës ajrore të Gardës, Amir Ali Hajizadeh.

Ky i fundit po ashtu konfirmoi se Teherani fshehurazi ka kryer teste të raketave në shkurt të këtij viti.

Të premten, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë zgjeruar sanksionet për anëtarët e Qeverisë iraniane.
XS
SM
MD
LG