Ndërlidhjet

Izraeli arreston edhe 35 aktivistë pro-palestinezë


Izraeli ka arrestuar 35 aktivistë pro-palestinezë, të cilët fluturuan nga Gjermania në Aeroportin Ben Gurion, pranë Tel Avivit.

Paraburgimet vijnë në vazhdën e përpjekjeve për të parandaluar valët e tyre - sidomos nga Evropa - të hyjnë në vend dhe t’i bashkohen aksionit të protestave në Bregun Perëndimor.

Ministria e Brendshme e Izraelit tha se ka marrë në pyetje mbi 400 aktivistë që kanë ateruar në dy ditët e fundit. I njëjti burim tha se 124 janë arrestuar, 6 janë kthyer, ndërsa pjesa tjetër është lejuar të hyjë në vend.
XS
SM
MD
LG