Ndërlidhjet

Jeremiq: Bisedimet për anëtarësim në BE më 2012


Më 2012, Serbia pret të nisë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por pa njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, për “Tagesspiegel”.

Në vlerësimin e këtij të fundit se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, anëtarësimi i Serbisë në BE është vështirë të imagjinohet, Jeremiq ka thënë se ky problem nuk mund të zgjidhet brenda natës.

Ai ka dekaruar se Beogradi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po zhvillon bisedime për çështje teknike me Prishtinën – të rëndësishme për bashkëjetesën e përditshme të qytetarëve.

“Ky është një hap në drejtimin e duhur, ndërsa çështja e Kosovës të mos paragjykohet”, ka thënë Jeremiq, për të shtuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG