Ndërlidhjet

logo-print

SHBA njeh pavarësinë e Sudanit Jugor


Shtetet e Bashkuara kanë njohur zyrtarisht Sudanin Jugor si shtetin më të ri në botë.

Presidenti Barak Obama e bëri publike njohjen përmes një deklarate nga Uashingtoni, derisa qytetarët e shtetit të ri festojnë ditën e parë të pavarësisë në kryeqytetin Juba.

Në mesin e dhjetëra personaliteteve ndërkombëtare që po marrin pjesë në këtë ngjarje janë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun, dhe president i Sudanit, Omar al-Bashir, qeveria e të cilit ka njohur po ashtu Sudanin Jugor.

Ky i fundit ka fituar pavarësinë në referendumin e janarit, bazuar në marrëveshjen e paqes të vitit 2005.
XS
SM
MD
LG