Ndërlidhjet

Paneta: E mundshme, humbja strategjike e Al Kaides


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta tha se “humbja strategjike” e Al-Kaidës është “brenda mundësive”.

Paneta ka bërë këto komente para një vizite të befasishme në Afganistan.

Duke folur me gazetarët, para arritjes në Kabul, Paneta tha se “çelësi është se duke e zënë Bin Ladenin, ne kemi identifikuar disa nga figurat kryesore të liderhsipit brenda
Al Kaidës si në Pakistan ashtu edhe në Jemen dhe në zona tjera”.

Paneta, që mori postin më 1 korrik, për të zëvendësuar sekretarin Gejts, ka arritur në Kabul për një vizitë gjatë së cilës do të bisedojë me presidentin, Hamid Karzai në lidhje me kalimin e disa përgjegjësive nga NATO te afganët.
XS
SM
MD
LG