Ndërlidhjet

Kosova përgëzon Sudanin Jugor


Shpalllja e pasvarësisë së Sudanit Jugor është një ngjarje e rendësishme për popullin e këtij vendi; qytetarët e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë qenë me popullin sudanez, ka thënë për Radion Evropa e Lirë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Sudani Jugor është një shtet i ri, i cili do të jëtësojë vizionin dhe sakrificën e gjatë të një populli”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i diplomacisë kosovare ka thënë po ashtu se shtetet e reja reflektojnë aspiratat e njëjta, për të cilat kanë luftuar dhe sakrifikuar edhe qytetarët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG