Ndërlidhjet

SHBA frenon ndihmën për Pakistanin


Administrata Obama do të frenojë miliona dollarë ndihmë për ushtrinë pakistaneze, meqë Uashingtoni nuk është i kënaqur me fushatën e Pakistanit kundër militantëve.

“New York Times” citon tre zyrtarë të lartë amerikanë të kenë thënë se ndihma mund të rifillojë nëse ka përmirësim të marrëdhënive dhe hapa konkretë të Islamabadit.

Në muajin maj, forcat speciale të Shteteve të Bashkuara sulmuan kompleksin ku fshihej Osama bin Laden, në Abotabad të Pakistanit – çfarë kishte ngritur dyshimet nëse autoritetet pakistaneze kishin ndihmuar në fshehjen e kryeterroristit.

Pakistani po ashtu ka ndërprerë një program për trajnimin e forcave paraushtarake, duke dërguar në shtëpi mbi 100 trajnerë amerikanë.
XS
SM
MD
LG