Ndërlidhjet

“News of the World” publikon numrin e fundit


Javorja britanike “News of the World” ka publikuar numrin e fundit të saj, me titullin “Faleminderit dhe Lamtumirë”.

Në editorialin kryesor, gazeta më e shitur në Britani u ka kërkuar falje lexuesve për skandalin e përgjimit që ka shkaktuar mbylljen e saj.

“Shumë thjesht, kemi humbur rrugën tonë”, shkruan mes tjerash ajo.

Gazeta ka pranuar se ka përgjuar telefonat e fëmijëve të zhdukur, familjeve të ushtarëve të vrarë në Afganistan dhe disa të tjerëve.

Qeveria britanike thotë se është duke vepruar “sa më shpejt që të jetë e mundur” për hetimin e rastit.

“News of the World” ka ekzistuar për plot 168 vjet.
XS
SM
MD
LG