Ndërlidhjet

logo-print

Nis gjykimi ndaj të dyshuarit austriak për terrorizëm


Prokurorët në Vjenë kanë nisur hetimet ndaj një të riu austriak, i dyshuar të jetë anëtar i lartë i Al Kaidës.

Sipas gazetës vjeneze “Die Presse”, i dyshuari i njohur se “Dris” mendohet të ketë udhëhequr një grup luftëtarësh me origjinë austriake në kufirin afgano-pakistanez.

“Dris” është kapur nga agjentët e shërbimit të fshehtë të Austrisë më 2005. Ai besohet të ketë qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Saleh al-Somalit – njërës nga figurat më të lartë të Al Kaidës.

“Dris” mësohet se është konvertuar në fenë islame dhe se ka lindur në kryeqytetin austriak më 1983.
XS
SM
MD
LG