Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takon Berishën e Gjukanoviqin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kthimit nga Dubrovniku, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Budvë.

Dy zyrtarët kanë biseduar për bashkëpunimin fqinjësor të dy vendeve dhe për zhvillimet në rajon.

Thaçi dhe Gjukanoviq kanë vlerësuar lart bashkëpunimin në mes të dy vendeve, ndërsa kanë shprehur gatishmërinw për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësor, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë së Kosovës.

E njëjta bën të ditur se kreu i ekzekutivit ka pasur një darkë pune edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin dhe agjendën evropiane të të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG