Ndërlidhjet

logo-print

Mullen kërkon nga Kina të ndihmojë stabilitetin rajonal


Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, i ka bërë thirrje Pekinit që të përdorë marrëdhëniet e tij me Pehenjanin për të siguruar stabilitetin rajonal.


Ai tha se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk do të tentojë frenimin e rritjes ekonomike të Kinës, porse Shtetet e Bashkuara do të mbeten aktive në rajonin e Paqësorit.

Mullen ndodhet në një vizuitë katërditore në Kinë për të zhvilluar bisedime me homologun kinez, gjeneralin Çen Bingde, dhe për të vizituar bazat ushtarake, në kohën kur dy vendet po bëjnë përpjekje të nxisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

XS
SM
MD
LG