Ndërlidhjet

Siria hap “dialogun kombëtar”


Qeveria siriane tha se ka hapur bisedimet me grupet opozitare, porse figurat kryesore të opozitës dhe aktivistët e njohur po u shmnagen takimeve.

Tryeza dyditore ne Damask, e quajtur “dialogu kombëtar” ka mbledhur zyrtarët më të lartë të vendit, përfshirë dhe nënpresidentin Faruk al-Shara.

Tubimi ka për qëllim diskutimin e legjislacionit që do të lejonte sistemin shumëpartiak.

Vetëshpallja e bisedimeve me opozitën nga ana e qeverisë vjen në kohën kur presidenti Bashar al-Asad vazhdon të përballet me protestat kundër regjimit të tij.
XS
SM
MD
LG