Ndërlidhjet

NYT: SHBA frenon ndihmën për Pakistanin


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

"New York Times"

Administrata e Obamës do të frenojë rreth 200 milionë dollarë ndihmë për ushtrinë pakistaneze, meqë Uashingtoni nuk është i kënaqur me fushatën e Pakistanit kundër militantëve

Sipas të njëjtit, marrëdhëniet midis dy qeverive janë tendosur me thirrjet e SHBA-së drejtuar Islamabadit se duhet të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër terrorizmit.

Raportet mes dy qeverive po ashtu janë tensionuar pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Abotabad të Pakistanit.

Ky lajm kishte ngritur dyshimet nëse autoritetet pakistaneze kishin ndihmuar në fshehjen e kryeterroristit.

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë më shumë se një të tretën e ndihmës 2 miliardë dollarësh që i japin Pakistanit për siguri.

Rreth 300 milionë dollarë të fondit amerikan shkojnë për vendosjen e më shumë se 100 mijë trupave përgjatë kufirit me Afganistanin, për të luftuar talibanët dhe forcat e tjera militante. Fondet e tjera mbulojnë trajnimet dhe pajisjet ushtarake.

Zyrtarët amerikanë i thanë asaj se ndihma mund të rifillojë nëse ka përmirësim marrëdhëniesh dhe hapa konkretë të Islamabadit.

Por, Pakistani ka ndërprerë programin për trajnimin e forcave paraushtarake, duke dërguar në shtëpi mbi 100 trajnerë amerikanë.

Ai po ashtu ka kërcënuar se do të mbyllë bazën që shfrytëzohet nga CIA për sulme të telekomanduara kundër objektivave militante.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se tash e tutje do të marrin një qëndrim më të fortë ndaj Pakistanit.

Ata duan të na thonë: Djema, ne jemi duke dhënë mesazhin se ky nuk është një biznes i zakonshëm dhe ne e kemi marrë këtë nën kontroll.

Javën e kaluar, komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara, admirali Majk Mullen, ka akuzuar Islamabadin për rrëmbimin dhe vrasjen e një gazetari.

Ky i fundit hulumtonte lidhjet e dyshuara të agjencive të sigurimit me grupet militante në Pakistan.

Marrëdhëniet SHBA - Pakistan janë përkeqësuar edhe pasi kontraktori i CIA-s në Lahore vrau dy pakistanezë, për të cilët tha se kishin bërë përpjekje ta plaçkitnin. (v.t.)
XS
SM
MD
LG