Ndërlidhjet

logo-print

Anijet kozmike, fundi i një epoke

  • Nik Krastev

Nisja finale e Atlantisit!

Nisja finale e Atlantisit!

Programi që simbolizoi superioritetin amerikan në hapësirë për 30 vjet me radhë pritet së shpejti të përfundojë. “Atlantis” që u lansua nga toka të premten, do ta përmbyllë zyrtarisht programin e fluturimit në hapësirë të NASA-s pas disa ditësh. Derisa të gjendet zëvendësimi, heqja dorë nga ajo që është konsideruar si makina më komplekse e ndërtuar ndonjëherë, i bën Shtetet e Bashkuara të varura nga anijet ruse në dërgimin e astronautëve në hapësirë.

Që të tre makinat janë ndezur- dy, një, zero-dhe u nis! Nisja finale e Atlantisit! Mbi supet e anijeve kozmike, Amerika do të vazhdojë ëndrrën”.

Ky njoftim nga NASA, shënon nisjen e fundit nga toka për në hapësirë të anijes kozmike “Atlantis”.

Që nga udhëtimi i parë i “Kolumbias” në vitin 1981, programi i anijeve kozmike të SHBA-së ka tërhequr vëmendjen botërore.

Anija kozmike, njëherë e quajtur si makina më komplekse e ndërtuar ndonjëherë, del në pension me një listë të konsiderueshme arritjesh.

Pesë anijet kozmike, të zhvilluara dhe mirëmbajtura me një kosto prej 210 miliardë dollarësh, ishin makinat më të shpejta të fluturimit.

Ato llogariten të jenë sa gjysma e anijeve tjera të lansuara
më botë që nga sateliti artificial në vitin 1957.

Më shumë se 350 anëtarë të ndryshmë të ekupiazhit- 49 nga ta gra nga 16 shtete- kanë fluturuar me anije, duke i bërë më shumë se 800 milionë kilometra rreth globit.

Anijet kozmike, madje kanë luajtur edhe rol diplomatik, duke forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, me vizitat në Qendrën Ruse të Hapësirës Mir dhe më vonë në Qendrën Ndërkombëtare të Hapësirës.

Por, ka pasur po ashtu edhe ditët e errëta. Misioni i 25-të, i transmetuar drejtëprdrejt në televizion para miliona shikuesve, më 28 janar të 1986, përfundoi tragjikisht kur “Challenger” u shkatërrua 73 sekonda pasi fluturoi.

Shtatë anëtarët e ekuipazhit u zhdukën, përfshirë edhe mësuesen e parë në hapësirë, Krista McOlifin.

Në shkurt të 2003, “Columbia” dhe ekipi i saj prej 7 anëtarësh, gjetën fundin, ndërsa u futën në atmosferën e tokës.

Zëdhënësi i NASA-s, Kajl Hering tha se edhe pse anijet kozmike kanë kufizime të egra, trashëgimia e tyre është e sigurt.

Anija kozmike ka dëshmuar veten jo vetëm në arritjen në Stacionin Ndërkombëtar se është makinë me dhunti të shumta, por ajo është përdorur edhe për një numër misionesh tjera në histori. Kështu që trashëgimia e anijes kozmike, do të jetë një makinë e shkathët dhe e gjithanshme”, tha Herring.

Uejn Hejl, një menaxher në pension i Porgramit të Hapësirës së NASA-s, tha se projekti i anijeve kozmike, u forcua, kur programi “Apollo” dërgoi 12 njerëz në hënë, në gjashtë misione të ndara nga vitit 1969 deri në vitin 1972.

Ai ka rezervat e tij rreth përfundimit të epokës së anijes kozmike.

Mua më së shumti më vjen keq se ne nuk arritëm ende që të ndërtojmë pasardhësen e anijes kozmike. Dështimi i SHBA-së ose i botës që të ndërtojë një pasardhëse, që do të ishte më e sigurt, që do të ishte më efikase, është një gjë e pikëlluar", tha Hejl.

Pas tragjedisë së “Columbia”-s, presidenti amerikan, Xhorxh Bush në vitin 2004, tha se misioni në Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirës do të përmbyllet dhe pas kësaj, programi i anijeve kozmike do të marrë fund.

Programi i ri, i quajtur “Konstelacioni” është shpallur me qëllim që të bartë astronautët në hënë dhe eventualisht në mars.

Një panel i formuar nga presidenca e Barak Obamës, ka ardhur në përfundim se programi “Konstelacioni” nuk ishte i mundur dhe si i tillë u ndalua.

Administrata në vitin 2010 shpalli një lëvizje të politikës drejt përdorimit të sektorit privat të raketave dhe zhvillimin e raketave të rënda nga ana e qeverisë.

Hejl tjotë se kjo nënkupton se tash për tash, SHBA do të varet vetëm nga anijet ruse për dërgimin e astronuatëve në hapësirë.

Ka telashe, sepse ne duhet ta mbështesim stacionin e hapësirës, do të donim që të dërgonim njerëz atje gjatë gjithë kohës. Aktualisht, Federata Ruse e Soyuz do të jetë baza kryesore jona për këtë periudhë. Po shkojmë nga dy mënyra, se si i kishim, ne do të arrijmë në stacionin e hapësirës në një. Kjo të shqetëson”, thotë Hejl.

Këtë vit, NASA shpalli afër 270 milionë dollarë për katër kompani komerciale që të zhvillojnë raketa dhe anije kozmike, të afta për të transportuar njerëz dhe furnizime nbë hapësirë.

Shpresohet që monopoli rus në fluturimet në hapësirë të përfundojë kur SHBA ta ketë anijen e vet kozmike në vitin 2016. Deri në këtë kohë, NASA do t’ia paguajë Rusisë nga 63 milionë dollarë, për çdo astronaut që e dërgon në hapësirë me anijet Soyuz.

Deri atëherë, “Discovery”, “Endeavour”, dhe “Atlantis” do të jenë mirë në misionet e tyre të reja tokësore - ndërsa mbesin të ekspozuara në muzetë e hapësirës në Los Angjelos, Nju Jork dhe Uashington.(a.i.)

NASA - Anijet kozmike, fundi i një epoke

x
XS
SM
MD
LG