Ndërlidhjet

OSBE, një varg kritikash Bjellorusisë


Parlamenti i OSBE-së, si organi me i lartë evropian për siguri, ka berë thirrje për lirimin e mbi 400 personave të arrestuar në Bjellorusi, gjatë protestave të fundit antiqevritare.

I njëjti ka kërkuar rezolutë të veçantë për "lirimin e të gjithë personave të kapur, të cilët duhet të konsiderohen si të burgosur politikë".

Parlamenti i OSBE-së gjithashtu i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të bashkëpunojë me përfaqësuesit e OSBE-së për lirinë e mediave, me qëllim zgjidhjen e problemeve.

OSBE-ja ka kritikuar po ashtu edhe shtypjen e organizatave jo-qeveritare.
Bjellorusia i ka mbyllur tashmë zyrat e kësaj organizate në Minsk dhe ka refuzuar hyrjen e një misioni faktmbledhës.
XS
SM
MD
LG