Ndërlidhjet

Obama kërkon tejkalimin e krizës së borxhit


Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë thirrje për bisedime të mëtejme për buxhetin sot në Shtëpinë e Bardhë, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes me republikanët në lidhje me kthimin në kohë të borxhit amerikan.

Obama do të mbajë një konferencë për gazetarë gjatë ditës së sotme.

Kreu i republikanëve në Kongres, Xhon Bohner tha se shkurtimet buxhetore duhet ta kalojnë shumën e nivelit të borxhit.

Ai po ashtu tha se marrëveshja duhet të përjashtojë rritjen e taksave, gjë të cilën e dëshiron Obama.

Obama dhe liderët e Kongresit nga të dy partitë janë takuar në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar në lidhje me rritjen e borxhit amerikan.

Dështimi në arritjen e një marrëveshjeje para afatit të fundit më 2 gusht, mund të bëjë, që për herë të parë SHBA-të të mos paguajnë obligimet fiskale.
XS
SM
MD
LG