Ndërlidhjet

logo-print

Jahhjaga merr pjesë në samitin e Ohrit


Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga merr pjesë sot në takimin e liderëve rajonalë në Ohër.

Me ftesë të presidentit maqedonas, Gjorgje Ivanov, në takim marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Presidentët do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen evropianë, është thënë nga kabineti i Ivanovit.

Në takim, nuk merr pjesë presidenti serb Boris Tadiq, i cili edhe këtë takim e bojkotoi për shkak të pranisë së Kosovës.

Propozimi i Ivanovit, është që liderët e rajonit të takohen sipas shembullit të anëtareve të Forumit të Vishegradit (Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë), ashtu që së bashku shtetet të arrijnë më shpejt integrimet evropiane.
XS
SM
MD
LG