Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm në tubimin politik, 5 të vrarë


Një shpërthim, që besohet se është shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës, ka lënë të vdekur të paktën 5 persona dhe ka plagosur më shumë se 20 të tjerë në një tubim politik në Pakistanin veri-lindor.

Një ministër i kabinetit nga Partia Liga Myslimane-Q, qe paraparë të mirrte pjesë në tubimin e mbajtur në luginën e Suatit.

Por, ministri pa portofolio, Amir Mukam nuk kishte arritur ende në tubim, kur ndodhi shpërthimi.

Deri më tash nuk ka marrë përgjegjësinë asnjë grup, por policia dhe forcat e sigurisë shpesh janë në shënjestër të talibanëve të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG