Ndërlidhjet

Pakistani thotë se s'ka nevojë për ndihmën amerikane


Ushtria e Pakistanit u është përgjigjur njoftimeve se Uashingtoni ka shkurtuar një të tretën e ndihmës së tij ushtarake për Islamabadin.

Zyrtarët pakistanezë thanë se forcat e sigurimit të vendit janë në gjendje të luftojnë pa ndihmën ushtarake të SHBA-së. Ata po ashtu deklaruan se nuk kanë qenë të informuar zyrtarisht për vendimin, sipas të cilit SHBA pezullon 800 milionë dollarë ndihmë.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar zvogëlimin e ndihmës pas raportimit të mediave. Sipas këtyre të fundit, ky hap ka ardhur si rezultat i mosbashkëpunimit të Pakistanit në luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG