Ndërlidhjet

Stefanoviq në Londër, takime rreth Kosovës


Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, do të bisedojë sot në Londër me përfaqësues të Zyrës së Jashtme, në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

Sipas Qeverisë së Serbisë, temë diskutimi do të jenë edhe “mënyrat për stabilizimin e situatës në Kosovë”.

Stefanoviq, pos të tjerëve, do të takohet edhe me ministrin britanik për Evropën, Dejvid Lidington, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG