Ndërlidhjet

Mun: Ata që mohojnë “Srebrenicën”, mohojnë humanizmin


Mijëra njerëz janë mbledhur për të përkujtuar përvjetorin e Masakrës së Srebrenicës, vetëm disa javë pas arrestimit të organizatorit të dyshuar të vrasjeve, Ratko Mlladiq.

Të afërmit e rreth 8 mijë viktimave myslimane janë tubuar në qendrën përkujtimore Potoçari, ku janë të varrosur mbi 4,000 trupa, ndërsa 613 të tjerë, të identifikuar së fundmi, do të varrosen sot.

Në Potoçari ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Bosnjë, Patrik Mun:

“Ne mbajmë mend se çfarë është bërë dhe çfarë ka dështuar bota të bëjë para 16 vjetësh. Ata që e mohojnë këtë gjenocid apo bëjnë përpjekje ta minimizojnë, shtojnë së tepërmi pikëllimin e atyre që janë mbledhur sot këtu. Sa herë që ata mohojnë atë që vërtet ka ndodhur këtu, mohojnë dhembshurinë dhe humanizmin e tyre”, tha ambasadori Mun.

Masakra e Srebrenicës është quajtur gjenocidi më i rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG