Ndërlidhjet

logo-print

Irani heq katër zero nga monedha


Qeveria iraniane ka rënë dakord me planet e Bankës Qendrore për të hequr katër zero nga monedha vendase.

Presidenti i këtij institucioni financiar, Mahmud Bahmani, tha se detaje të tjera do të bëhen publike së shpejti në ueb-faqen e Bankës Qendrore.

Plani për të modifikuar Rialin iranian ka qenë në agjendë nga viti i kaluar, por nuk është miratuar nga qeveria.

Bahmani tha se Banka Qendrore dhe qeveria po ashtu planifikojnë të riemërojnë monedhën.
XS
SM
MD
LG