Ndërlidhjet

Edita Tahiri viziton Mbretërinë e Bashkuar


Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, duke filluar nga sot deri më 14 korrik.

Gjatë vizitës, zonja Tahiri pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të jetës politike, institucionale dhe akademike të Mbretërisë së Bashkuar.

Temë e bisedimeve do të jetë zhvillimi i marrëdhënieve në mes të dy shteteve si dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës dhe vendeve të rajonit, thuhet në njoftimin për media.
XS
SM
MD
LG