Ndërlidhjet

Siri, sulmohet ambasada amerikane dhe franceze


Dëshmitarët thonë se protestuesit pro-qeveritarë në Siri kanë sulmuar kompleksin e ambasadës amerikane dhe asaj franceze në Damask.

Të njëjtat burime thonë se protestuesit thyen dritaret dhe ngritën flamurin sirian në ndërtesën e ambasadës së SHBA-së. Ata kanë shkruar grafite anti-amerikane, duke iu referuar ambasadorit amerikan me fjalën “qen”.

Besnikët e qeverisë gjithashtu janë përleshur me rojet e sigurisë gjatë përpjekjeve për të hyrë në ambasadën franceze. Reuters tha se gardat kanë përdorur municionin për të shpërndarë protestuesit.

Protesta u zhvillua në shenjë kundërshtimi ndaj vizitës së ambasadorit amerikan dhe atij francez javën e kalur, në qytetin e Hamas, që është bastion i opozitës.

Raportet e mediave flasin për 1,400 të vrarë në Siri, që nga shpërthimi i protestave kundër presidentit Bashar al-Asad, në mes të muajit mars.
XS
SM
MD
LG