Ndërlidhjet

Pakistan, 7 të vrarë në tubimin politik


Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 7 persona dhe plagosur mbi 20 të tjerë në një tubim politik, në veriperëndim të Pakistanit.

Një ministër i kabinetit qeveritar nga Liga Myslimane e Pakistanit ishte planifikuar të merrte pjesë në mitingun pranë luginës Svat, por bomba shpërtheu para arritjes së tij.

Dyshimet bijnë mbi talibanët pakistanezë, ndonëse përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
XS
SM
MD
LG