Ndërlidhjet

Serbët e Kosovës kundërshtojnë marrëveshjen Prishtinë-Beograd


Serbët e Kosovës thonë se hedhin poshtë marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse ajo i njeh “pretendimet e Kosovës për shtetësi”.

Rreth 600 përfaqësues të komunave serbe kanë miratuar një dukument, në të cilin thuhet se “marrëveshja ishte një akt i tradhëtisë kombëtare dhe kundër interesave të shtetit”.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Beogradit të ndërpresë bisedimet me Prishtinën dhe të ndalojë bashkëpunimin me misionin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG