Ndërlidhjet

Klinton: Presidenti Asad e ka humbur legjitimitetin


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka humbur legjitimitetin dhe se “nuk është i domosdoshëm”.

Duke u shprehur për gjendjen në Siri dhe presidentin e këtij vendi, zonja Klinton, theksoi:

“Më lejoni, poashtu, të shtoj se nëse ndokush, përfshirë presidentin Asad, mendon se Shtetet e Bashkuara, në mënyrë sekrete po shpresojnë se regjimi do të dalë nga kjo trazirë, për ta vazhduar represionin e tij brutal, ata gabojnë. Presidenti Asad nuk është i dmosodoshëm dhe ne absolutisht asgjë nuk kemi investuar, që ai të mbetet në pushtet”, tha Hillari Klinton, mbrëmë në Uashington.

Ajo i ka dënuar sulmet nga lojalistët e Asadit kundër Ambasadave amerikane dhe asaj franceze në Damask.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se së paku 1400 civilë janë vrarë prej muajit mars, kur filloi kryengritja kundër sundimit autoritar të presidentit Asad.
XS
SM
MD
LG