Ndërlidhjet

Afganistan: Presidenti Sarkozi arriti në vizitë të paparalajmëruar


AFP ka raportuar se presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, ka arritur në Afganistan, për një vizitë të shkurtër dhe të paparalajmëruar.

Ai do të qëndroj në rajonin Kapisa, në verilindje të kryeqytetit Kabul, për t’i vizituar trupat franceze të vendosura në bazën Tagab.

Kjo vizitë bëhet pas asaj të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, gjatë fundjavës, dhe pasi Shtetet e Bashkuara dhe Franca, paralajmëruan në muajin qershor, se do t’i tërheqin ushtarët më herët se që pritej, nga fushata ushtarake gati 10 vjeçare kundër kryengritësve talibanë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG