Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Nga sulmet raketore u vranë 30 militantë


Nga një varg i sulmeve të dyshuara të aeroplanave amerikanë pa ekuipazh, në pjesën veriore të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin, janë vrarë së paku 30 militantë.

Zyrtarët lokalë të inteligjencës i thanë agjencisë Rojters, se aeroplanat pa ekuipazh, mbrëmë kanë hedhur raketa kundër një makine që përdorej nga militantët në Vaziristanin Verior, duke vrarë gjashtë kryengritës.

Më vonë janë hedhur më tepër raketa, në një kompleks të afërt, me ç’rast janë vrarë 19 militantë të tjerë.

Aeroplanat e paidentifikuar kanë sulmuar përsëri sot herët në mëngjes, në rajonin Vazirtistani Jugor, duke vrarë së paku pesë kryengritës në një makinë.
XS
SM
MD
LG