Ndërlidhjet

Afganistan: U vra vëllau i presidentit Karzai


Vëllau më i ri i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, është vrarë sot në provincën jugore, Kandahar, ka raportuar shërbimi për Afganistanin i Radios Evropa e Lirë.

Zyrtarët në spitalin Mirwais në Kandahar, kanë konfirmuar se Ahmad Wali Karzai, shef i Këshillit Provincial, zyrtarisht është shpallur i vdekur.

Zyrtarë qeveritarë afganë fillimisht i thanë Radios Evropa e Lirë, se Ahmad Wali Karzai ishte qëlluar për vdekje, nga së paku njëri prej truprojave të tij në shtëpinë e tij në Kandahar.

Por, një zyrtar i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë e ka përgënjeshtruar këtë, duke thënë se ai ishte vrarë nga një mysafir sot në mëngjes, ndërsa sulmuesi është vrarë nga truprojat e Wali Karzait.

I konsideruar si njëri nga zyrtarët më të fuqishëm qeveritarë në Afganistan, Ahmad Wali Karzai, poashtu, ishte në qendër të akuzave për korrupsion në Afganistan.

Autoritetet thanë se në sulm ishte vrarë edhe zëvendës shefi i Këshillit Provincial të Kandaharit, Amir Lalai.
XS
SM
MD
LG