Ndërlidhjet

Itali: Thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Libi


Raportohet se Italia ka bërë thirrje për zgjidhje politike të konfliktit në Libi, që parasheh “largimin nga skena” të Muamer Gadafit.

Këtë thirrje e ka bërë ministri i jashtëm i Italisë, Franko Fratini, në intervistën për gazeatën algjeriane, El Khabar.

Nga ana tjetër, prej zhvillimeve për Libinë, veçojmë edhe atë që sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama, i ka thënë kolegut të tij rus, Dmitri Medvedev, se Uashingtoni do t’i mbështeste përpjekjet ruse për ndërmjetësimin e marrëveshjes për Libinë, nëse ajo çon në largimin e Gadafit.
XS
SM
MD
LG