Ndërlidhjet

logo-print

Vriten 16 të burgosur në Kazakistan


Zyrtarët kazakë thanë se 16 të burgosur janë vrarë në kohën kur po tentonin të iknin nga një burg i Kazakistanit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë Sulltan Kusetov tha se të burgosurit janë vrarë gjatë një shkëmbimi armësh nga rojet e sigurisë, që perfundoi me një shperthim të fuqishëm.

Burgu gjendet në qytetin e Balkashit. Në Kazakistan ka shpesh trazira në burgje.

Sistemi i burgjeve në këtë vend është kritikuar nga Bashkimi Evropian për shkak të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të tjera.
XS
SM
MD
LG