Ndërlidhjet

Talibanët përgjegjës për vrasjen e Ahmed Karzait


Radio Afganistani i Lirë, i Radios Evropa e Lirë, raporton se vëllai i vogël i presidentit Hamid Karzai është qëlluar për vdekje në provincën jugore të Kandaharit.

Zyrtarët spitalorë kanë konfrimuar se Ahmed Vali Karzai – kreu i Këshillit Provincial të Kandaharit- është shpallur zyrtarisht i vdekur.

Përmes një deklarate, përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët, duke thënë se kjo ishte një nga “arritjet më të mëdha” të lëvizjes.

I konsideruar si një zyrtarët më të fuqishëm në Afganistan, Ahmed Vali Karzai, ka qenë po ashtu edhe në qendër të dyshimeve për korrupsion në Afganistan.
XS
SM
MD
LG