Ndërlidhjet

KE, Qeveria investojnë 23 milionë euro në Mitrovicë


Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Bjornson, kanë prezantuar sot në Mitrovicë tri projekte që pritet të realizohen brenda dy vjetëve të ardhshme të financuara nga KE dhe Qeveria e Kosovës.

Projektet kanë për qëllim riparimin e palestrës sportive, ndërtimin e qendrës së biznesit dhe ndërtimin e një qendre multifunksionale.

Në një komunikat të Qeverisë thuhet se Komisioni Evropian do t’i japë 14.5 milionë euro, ndërsa Qeveria e Kosoves 8.5 milionë euro.
XS
SM
MD
LG