Ndërlidhjet

Obama e ashpërson retorikën kundër presidentit të Sirisë


Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, e ka “humbur legjitimitetin” dhe ka dështuar për ta udhëhequr një tranzicion demokratik, por nuk ka kërkuar nga ai në mënyrë eksplicite që të tërhiqet.

Këto komente të zotit Obama, në rrjetin televiziv CBS, u bënë pas atyre të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, një ditë më parë.

Retorika e ashpërsuar po ndodhë pas sulmit të lojalistëve të Asadit kundër ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, në kryeqytetin Damask, që janë dënuar edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG