Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i inteligjencës pakistaneze i viziton SHBA-të


Ushtria e Pakistanit thotë se shefi i agjencisë së spiunimit ISI, Ahmad Shuja Pasha, është nisur për në Uashington, në një vizitë të paparalajmrëuar paraprakisht.

Kjo vizitë po bëhet vetëm disa ditë, pasi Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar një të tretën e shumës prej 2 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake për Psakistanin.

Në njoftimin e ushtrisë së Pakistanit, thuhet se gjenerali Shuja Pasha, po udhëtonte në Uashington për “koordinimin e çështjeve të inteligjencës”.

Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve të inteligjencës së dy vendeve janë në rënie, prej muajit janar të këtij viti, kur në qytetin Lahore, një kontraktor i agjencisë CIA, i vrau dy pakistanezë.

Raportet u përkeqësuan mëtutje në muajin maj kur gjatë një ndërhyrjeje të fshehtë të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, u vra Osama bin Ladeni.
XS
SM
MD
LG